Portreti
Xella prodhon dhe shet material ndërtimor dhe lëndë të parë. Me tri njësi të bizneseve materiale ndërtimore, sisteme të ndërtimeve të thata dhe gëlqere është ndërmarrje më e madhe në botë për prodhimin e kalcium silikateve dhe betonit poroz.
Ndërmarrja sot është prezente në mëse 30 vende dhe atë, edhe jashtë Evropës me punishtet e saj në Kinë, Amerikë dhe Meksikë.
Portreti kompanisë Xella Kosova
Fabrika Xella Kosova në Lipjan është njëra ndër filialat e ndërmarrjes Xella International, e cila destinimin e saj e ka orientuar në prodhimin e produkteve silikate - Silka.
Rezultatet e ekspertizave që iu bënë rërës karakteristike që gjendet në rrethinën e Lipjanit sollen investimin e ndërmarrjes Xella International prej afro 11 Mio. për ndërtimin e fabrikës për prodhimin e bllokave dhe tullave silikate.
Xella Kosova filloi të prodhoi produktin e parë silikat në korrik të vitit 2007, ndërsa me rastin e hapjes se saj solemne në shtator të po atij viti filloi t i ofroi tregut kosovar edhe zyrtarisht produktet ndërtimore vendore me origjinë gjermane - Silka .
Tash për tash Xella Kosova mbulon tregun e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë, ndërsa në të ardhmen e afërt synon të mbuloi edhe tregun e Malit të zi, Greqisë, Serbisë dhe Bullgarisë.