8 DFr l - (498x115x198)

Formati 8DFr (115)

Dimensionet LxDxH:  498x115x198

Rezistenca në shtypje [N/mm2]:  >12

Masa vëllimore [kg/dm3]: 1,60

Cope/Palete: 50

Copë / m3: 88

Copë / m2:  10

 

Ky format aplikohet tek muret bartëse dhe jo bartëse. Përdoret për ndërtim të mureve me gjerësi 11.5 cm. Janë produkte që suvatohen në muret e jashtme dhe të brendshme.

Produkti 8 DFr (115) është i pajisur me çertifikatën e lëshuar nga Instituti për Materiale Ndërtimore dhe Konstruksione (IBMS) e cila vërteton se produkti 8 DFr (115) plotëson kushtin e testit të 25 ciklueseve ngrirje shkrirje, ka saktësi në përmasa ± 1 mm, ka fortësi në shtypje mbi 12 N/mm2, ka konfiguracion me zbrazëtira, thithshmëri të ujit 13% dhe koeficient përcjellshmërie të nxehtësisë λ=0,70 W/mK.

Produkti 8 DFr (115) ka ngjyrë të bardhë dhe muratohet me llaç të fabrikuar shtresëhollë. Fugat horizontale mund të kenë trashësi 2-3mm.