6 DFr/2 (98x175x98)

 

 Dimensionet LxDxH:  98x175x98

 Rezistenca në shtypje [N/mm2]:  >12

 Masa vëllimore [kg/dm3]: 1,40

 Cope/Palete: 120

 Copë / m3: 235

 Copë / m2:  40

 

 

Ky format aplikohet tek muret masive bartëse dhe jo bartëse. Përdoret për ndërtim të mureve me gjerësi 17.5 cm, gjenë aplikim tek lartësitë e redukuara të bllokut dhe tek hapjet e dyerve dhe dritareve.  Janë produkte që suvatohen në muret e jashtme dhe të brendshme. 


Produkti 6 DFr/2 është i pajisur me çertifikatën e lëshuar nga Instituti për Materiale Ndërtimore dhe Konstruksione (IBMS) e cila vërteton se produkti 6DFr/2 plotëson kushtin e testit të 25 ciklueseve ngrirje shkrirje, ka saktësi në përmasa ± 1 mm, ka fortësi në shtypje mbi 12 N/mm2, ka konfiguracion me zbrazëtira, thithshmëri të ujit ~ 13% dhe koeficient përcjellshmërie të nxehtësisë λ=0,46 W/mK. 

Produkti 6 DFr/2 ka ngjyrë të bardhë dhe muratohet me llaç të fabrikuar shtresëhollë. Fugat horizontale mund të kenë trashësi 2-3mm.