Lajme

Ytong çizmet nga goma, të shpërblyer me çmimin për dizajn modern

Çizmet nga goma nga koleksioni i ri i modës, i markës së njohur të materialeve të ndërtimit Ytong, impresionuan jurinë ndërkombëtare të ekspertëve të “çmimi red dot: dizajni i produktit për vitin 2012”. Çizmet nga goma, të cilat janë po aq të rehatshme sa edhe elegante, u prezantuan me çmimin e një ndër dizajnet me moderne, nga një panel i jurisë prej 30 anëtarëve. Prodhuesit dhe dizenjatorët nga e gjithë bota kishin paraqitur 4,515 dizajne në garën prestigjioze të produkteve.

Çizmet nga goma nga koleksioni i ri i modës, i markës së njohur të materialeve të ndërtimit Ytong, impresionuan jurinë ndërkombëtare të ekspertëve të “çmimi red dot: dizajni i produktit për vitin 2012”. Çizmet nga goma, të cilat janë po aq të rehatshme sa edhe elegante, u prezantuan me çmimin e një ndër dizajnet me moderne, nga një panel i jurisë prej 30 anëtarëve. Prodhuesit dhe dizenjatorët nga e gjithë bota kishin paraqitur 4,515 dizajne në garën prestigjioze të produkteve.

 

Çizmet Ytong mahnitën ekspertët me cilësinë e tyre të shquar dhe iu dha çmimi për ‘the internationally sought-after red dot prize’ për elegancën dhe stilin e tyre. Vula e cilësisë, ndërkombëtarisht e njohur, do të jepet me 2 korrik 2012, gjatë solemnitetit tradicional të Red Dot. Më shumë se 1000 të ftuar të huaj nga bota e dizajnit, industrisë, politikës dhe mediave do të takohen në Aalto Theatre, në Essen për të festuar të arriturat e konkurencës së sivjetme. Pas ceremonisë, Ytong çizmet do të jenë të ekspozuar në ekspozitën e veçantë katër javor, në muzeun e Red Dot.

 

 

Dizajni është projektuar në bashkëpunim me studentët e Akademisë për Modë dhe Dizajn, në Hamburg. Si pjesë e punës së tyre semestrale, ata dizajnuan çizmet Ytong, të cilat do të punohen me dorë nga mjeshtrit francez çizme punues të prodhuesit lider Le Chameau, duke përdorur gomën më të mirë natyrale. Depërtueshmëria e ajrit dhe rehatia e pakrahasueshme e veshjes i ka bërë këto çizme ideale në të gjitha kushtet atmosferike.
Prof. Peter Zec, iniciator dhe shef ekzekutiv i çmimit për dizajn të Red Dot, tregon për nivelin e lartë të cilësisë së garës: “ Edhe një herë, produktet më të mira nga industritë e ndryshme kanë hyrë në këtë konkurrencë të ashpër dhe janë paraqitë para syve kritike të jurisë. Ekspertët me precizitet shqyrtuan, testuan dhe vlerësuan çdo paraqitje individualisht, duke aplikuar standardet më ët larta. Fituesit e çmimeve demonstruan  cilësi të jashtëzakonshëm të dizajnit por edhe për faktin që dizajni është pjesë përbërëse zgjidhjeve të produkteve innovative. Duke pasë parasysh standardet e larta të çmimeve, fituesit dukshëm do të jenë në gjendje të rrisin potencialin e tyre për sukses në treg.”  

 

Produktet fituese në muzeun Red Dot Design

Muzeu Red Dot Design në Essen, i cili akomodon më shumë se 1.500 produkte në 4.000 m2, është ekspozita më e madhe e përhershme e dizajneve bashkëkohore në botë. Nga 3 deri 29 korrik 2012 muzeu edhe një herë do të jetë organizator i ekpozitës tradicionale të produkteve fituese. Në pjesën e titulluar ‘Dizajnet në skenë – fituesit e çmimit Red Dot: dizajni i produktit 2012’ entuziastët e dizajnit do të mund të mrekullohen me trendet e fundit. Vizitorët janë të ftuar ti prekin ekspozitat: në atmosferën e mahnitëshme të ‘boiler house’ të Zeche Zollverein, dhe të kenë eksperienca praktike të drejtëpërdrejta me fituesit e çmimeve të Red Dot Design.

 

Çmimi Red Dot Design

Çmimi Red Dot Design, që daton nga 1950, prezentohet në tre kategori: Çmimi Red Dot: dizajni i produktit, Çmimi Red Dot: dizajni i komunikimit, Çmimi Red Dot: dizajni i konceptit. Vetëm në vitin 2011 kanë qenë më shumë se 14.000 paraqitje nga mbi 70 shtete. Çmimi – Red Dot – ndërkombëtarisht është vendosur si një ndër vulat më të kërkuara për kualitet të dizajnit.   

Për më shumë informata, ju lutem vizitoni: www.red-dot.de/presse ose www.ytong-shop.com


 Për Xella

 

Xella prodhon dhe shet materiale për ndërtimin e mureve (Ytong dhe Hebel porozbeton dhe Silka blloqe nga rëra-gëlqerja), pllaka izoluese multipor (Ytong multipor), pllaka nga fibra gipsi dhe çimento (Farmacell), guri i gëlqeres (Fels Kalk). Në 2009, Xella Group me 6,800 punëtorë kanë gjeneruar qarkullim prej 1.2 bilionë Euro. Xella është në pronësi nga kompanitë aksionare private PAI partners dhe Goldman Sachs Capital Partners.

 

 

Press contact

Xella International GmbH

Ernst Arelmann - Head of International Marketing & Corporate Communications

Tel.: +49 203 60880-5500, E-mail: Ernst.Arelmann@xella.com