Lajme

Ligjeratë në Universitetin e Tetovës, 20 Prill 2011

Xella Kosova mbajti një ligjerat me studentët e fakultetit të Ndërtimtarisë dhe arkitekturës në Universitetin e Tetovës.

Qëllimi i ligjerimit në këtë Fakultet kishte të bënte me dhënjën e mundësisë për studentët e lëmisë së arkitekturës dhe ndërtimtarisë të njihen me produktet Silikate.


Në kuadër të lëndëve dhe provimeve që ata kanë për materjalet ndërtimore, ne ju ofruam atyre prezantime dhe skjarime lidhur me prodhimet kualitative të standardeve Evropiane.


Aspektet fizike, teknike dhe aplikimi i tyre ishte materja që u ligjerua para mëse 130 studentëve


Për studentët pjesëmarrës në këtë aktivitet, u organizua një koktej rasti gjatë të cilit u shpërndan broshura lidhur me produktet SILKA të kompanisë Xella si dhe dhurata reklamuese.