Lajme

Maj 2010

dekra

Energjia Efiçiente – Direktiva e re Evropiane për përformansën e energjisë së objekteve.

 

Aplikimi i direktivës Evropiane lidhur me performansën e energjisë së ndërtesave ka për qëllim zvoglimin e hargjimit të energjisë gjatë dimrit për ngrohje dhe gjatë verës për ftohje.

Sasia e energjisë së hargjuar për ngrohje dhe ftohje të objekteve të banimit në total sillet 30% e hargjimeve të përgjithshme të energjisë.

Në të ardhmen pritet që të gjithë akterët që merren me sektorin e ndërtimeve të kenë njohuri dhe kompetenca lidhur me efiçiencën energjetike.


Për këtë Xella International me seli në Duisburg përmes Institutit të saj për hulumtime dhe inovacione ka realizuar mbajtjen e trajnimit një javor për stafin e saj profesional, të cilët në fund të trajnimit i janë nënshtruar testit të cilin e kanë hartuar dhe majtur ekspertët e Dekra Çertifikim (lexo: organizatë prestigjioze Gjermane me renome botrore për çertifikim të lëmive profesionale).

Prej 03.05. - 07.05.2010 ekipi i Xella Kosova LLC në përbërje Sami Bresa Menaxher i P roduktit, Adnan Elshani Menaxher i Marketingut dhe Halil Gashi Agjent i shitjes kanë marrë pjesë në këtë trajnim në Emstal të organizuar nga Instituti për teknologji dhe hulumtim inovativ të energjisë efiçiente të ndërtesave.

Në fund të seminarit pjesëmarrësit nga Xella Kosova u janë nënshtruar testit „ Ekspert për efiçiencën e energjisë lidhur me Direktivën Evropiane për energjinë efiçientë të ndërtesave’’ (EPBD) në kuadër të programit trajnues dhe testues , të cilin me shumë sukses e kanë kaluar dhe janë çertifikuar nga ndërmarrja e specializuar Gjermane DEKRA.

Të çertifikuarit për energjin efiçiente kanë marrë njohuri profesionale prej Institutit Xella për teknologji dhe inovacione, me fokus në temat në vijim:

  • Nevojat energjetike të ndertesave dhe efiçienca energjetike

  • Urat e të nxehtit dhe dendësia e ajrit

  • Mbrojtja nga të nxehti gjatë verës

  • Termografia Blower Door

  • Llogaritja nevojave energjetike perms programit softverik

Pas përfundimit të shkollimit stafi profesional i Xella Kosova janë çertifikuar si ”Ekspert të Energjisë Efiçiente”.

Tanimë stafi profesional i Xella Kosova mund t’ju ofrojë kalkulime pa pagesë lidhur me efiçiencën e energjisë për të gjithë klientët të cilët përdorin bllokat Silka dhe Ytong në ndërtimin e objekteve të tyre – se çfarë trashësie të bllokave të përdorin, si ti shmangin urat termike, dhe për të gjitha elementet përbërëse të objektit tuaj.