Informacion rreth mbrojtjes së të dhënave të marketingut

Në këtë informacion për mbrojtjen e të dhënave, ne ju ofrojmë informacionin e detyrueshëm për përpunimin e të dhënave tuaja personale. Në lidhje me këtë përpunim, ne jemi në pajtueshmëri me ligjin e mbrojtjes së të dhënave, në veçanti me Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave të BE-së  ("GDPR").
 
I.    Kush është përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale?
 
Kontrolluesi përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale është Xella Kosova LLC,  Gushtericë e Ulët, Magjistrale Prishtinë - Ferizaj,10500 Graçanicë, +381 38 600 701, +381 38 600 702, info.kosova@xella.com. Çdo referim ndaj "ne" ose "neve" në këtë informacion për mbrojtjen e të dhënave është një referim ndaj entitetit të lartpërmendur.
Zyrtari ynë për mbrojtjen e të dhënave mund të kontaktohet nëpërmjet mjeteve të lartpërmendura ose përmes  fadil.abdullahu@xella.com. 
 
II.  Cilat të dhëna përpunojmë? Për cilat qëllime dhe mbi çfarë baze ligjore i përpunojmë të dhënat tuaja personale?
Dëshirojmë t'ju informojmë për produktet, shërbimet, ofertat dhe promovimet tona të Grupit Xella.  Për këtë qëllim, ju ofrojmë mundësinë për të zgjedhur midis kanaleve të ndryshme të kontaktit kur jepni pëlqimin tuaj. 
 
Në varësi të zgjedhjes suaj të një ose më shumë kanaleve të kontaktit, ne do të përpunojmë të dhënat e nevojshme siç jepet nga ju në formën e kontaktit, së paku mbiemrin dhe mbiemrin tuaj dhe detajet e kanalit të kontaktit (postë, e-mail, telefon, SMS) të përzgjedhur nga ju. 
 
Në varësi të zgjedhjes suaj të një ose më shumë kanaleve të kontaktit, ne do të përpunojmë të dhënat e nevojshme siç jepet nga ju në formularin e kontaktit, së paku mbiemrin dhe emrin dhe detajet e kanalit të kontaktit (postë, e-mail, telefon, SMS ) të zgjedhur nga ju. Nëse ju dërgojmë këtë përmbajtje me e-mail, ne gjithashtu analizojmë të dhënat e krijuara gjatë shpërndarjes dhe rikthimit të këtyre e-maileve në formë të agreguar (shkalla e dorëzimit, shkalla e hapjes, shkallët e klikimit, shkalla e konvertimit, shkalla e çregjistrimit nga abonimi, suksesi dhe përdorimi i e-mailave. Nga ana tjetër, ne poashtu vlerësojmë të dhënat e krijuara kur ju qaseni dhe përdorni këto posta elektronike (koha e hapjes, hyperlinkat e klikuar, dokumentet e shkarkuara) në mënyrë që t'ju ofrojë informacione të personalizuara mbi këtë bazë në buletinet e ardhshme elektronike i cili i merr më së miri parasysh interesat dhe nevojat tuaja.  
 
Ne i përpunojmë këto të dhëna personale në bazë të pëlqimit tuaj dhe sipas Nenit 6 (1) a) DSGVO 
 
I. A ekziston ndonjë detyrim për të siguruar të dhëna personale? A mund ta tërheq miratimin tim?
Ju jepni pëlqimin tuaj dhe zgjidhni kanalin tuaj të kontaktit në një bazë tërësisht vullnetare. Ju nuk jeni i detyruar të jepni të dhëna personale. Në mënyrë që ne t'ju dërgojmë informacionin nëpërmjet kanalit të dëshiruar të kontaktit, ne i kërkojmë të dhënat të shënuara si fusha të obligueshme në formularin e kontaktit.
Ju mund ta tërhiqni pëlqimin tuaj në çdo kohë pa dhënë arsye me efekt për të ardhmen thjeshtë duke na kontaktuar. Ju gjithashtu do të gjeni një link për t’u ç’regjistruar në çdo e-mail.
 
II. Kush ka qasje në të dhënat personale?
 
Ne asnjëherë nuk do ta shesim adresën tuaj të emailit të të dhënave të tjera të kontaktit tek palët e treta. Të dhënat do të transferohen vetëm nëse kjo është e nevojshme për t'ju dërguar informacionet tona. Në këtë kontekst, ne gjithashtu mund të ofrojmë ofruesit e  jashtëm të shërbimeve dhe kompanitë e tjera të grupit, duke marrë parasysh rregulloret ligjore në fuqi. 
Ne do t’i ndajmë informacionet tuaja vetëm me kategoritë e mëposhtme të marrësve/pranuesve për ta përmbushur opsionin e informacionit/këshillimit:
Ofruesit e shërbimeve brenda grupit tonë të kompanive (p.sh. për të ofruar analiza statistikore dhe mirëmbajtje teknike për sistemet tona).
• Ofruesit e shërbimeve të jashtme të cilët ofrojnë shërbime në emrin tonë dhe në baza të veçanta kontraktuale, të tilla si grumbullimi i të dhënave, mbajtja e faqeve të internetit, mbajtja e qendrës së thirrjeve, dërgimi i e-mail ose informacioni me shkrim ose dhënia e këshillave personale.
 
Përveç kësaj, ne mund t'i transferojmë të dhënat marrësve/pranuesve të tjerë (p.sh. autoritetet publike) në masën që ne jemi të detyruar t'i transferojmë të dhënat tuaja personale në bazë të një detyrimi ligjor të cilit i nënshtrohemi.
 
III. A përdorim vendim-marrje të automatizuar?
 
Në rrjedhën e veprimtarive të marketingut të drejtpërdrejtë ne në përgjithësi nuk përdorim vendim-marrje të automatizuar (duke përfshirë profilizimin) brenda kuptimit të nenit 22 GDPR. Nëse aplikojmë procese të tilla në të ardhmen, ne do t'i informojmë subjektet e të dhënave veç e veç në përputhje me dispozitat e aplikueshme ligjore. 
 
A transferohen të dhënat në vende jashtë BE-së / ZEE-së?
 
Të dhënat personale përpunohen vetëm brenda Bashkimit Evropian ose në Zonën Ekonomike Evropiane; ne nuk synojmë të transferojmë të dhënat personale në vende të tjera.
 
V. Për sa kohë ruhen të dhënat tuaja?
 
1. Në përgjithësi i ruajmë të dhënat personale për sa kohë që kemi interes të arsyeshëm për ruajtjen e këtyre të dhënave dhe aty nuk mbizotëron interesi i subjektit të të dhënave në refuzim nga përpunimi i mëtejshëm.  Edhe pa ndonjë interes të justifikuar, mund të vazhdojmë të ruajmë të dhënat nëse ekziston një detyrim ligjor (p.sh. për të përmbushur detyrimet e mbajtjes ligjore). Ne i fshijmë të dhënat personale edhe pa një veprim nga subjekti i të dhënave sapo mbajtja e mëtejshme të mos jetë më e nevojshme për qëllimet për të cilat të dhënat janë grumbulluar ose përpunuar ndryshe ose nëse mbajtja e mëtejshme nuk lejohet me ligj ndryshe.
 
2. Sa i përket përpunimit të lartpërmendur, ne do t’i ruajmë të dhënat tuaja personale për aq kohë sa ju nuk e keni tërhequr pëlqimin tuaj ose tregoni ndryshe që nuk dëshironi t’ju ofrojmë më shumë informacion. Gjithashtu në këtë rast, ruajmë të dhënat tuaja të kontaktit për të siguruar që nuk kontaktoheni pas tërheqjes ose kundërshtimit tuaj (e ashtuquajtura listë e zezë).  
 
3. Nëse të dhënat personale duhet të ruhen për ta përmbushur një detyrim ligjor, të dhënat e tilla mbahen deri në përfundimin e periudhës përkatëse të mbajtjes. Nëse të dhënat personale përpunohen vetëm për të përmbushur një detyrim ligjor të mbajtjes, qasja në këto të dhëna zakonisht është e kufizuar në mënyrë që të dhënat të jenë të qasshme vetëm nëse nevojiten për qëllimin e detyrimit të mbajtjes.
 
Cilat janë të drejtat tuaja si subjekt i të dhënave?
 
Si subjekt i të dhënave ju mund të
- Kërkoni qasje në të dhënat tuaja personale, Neni 15 GDPR;
- kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta personale, Neni 16 GDPR;
- kërkoni fshirjen e të dhënave tuaja personale , Neni 17 GDPR;
- kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave tuaja personale, Neni 18 GDPR;
- ushtroni të drejtën për transportueshmëri të të dhënave, Neni 20 GDPR;
- kundërshtoni përpunimin e të dhënave tuaja personale, Neni 21 DSGVO.
 
Në rast të pyetjeve të mëtejshme, subjekti i të dhënave mund të kontaktojë edhe me zyrtarin tonë të mbrojtjes së të dhënave.
 
Përveç kësaj, subjekti i të dhënave ka të drejtë të parashtrojë ankesë lidhur me trajtimin e të dhënave personale me autoritetin mbikëqyrës kompetent, Neni 77 GDPR.